20 persona me koronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive

| 08 Qer 2020 | 14:52 | Nga

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 20 raste me Covid-19.

Sipas kësaj klinike, gjendja e 14 pacientëve me Coronavirus është stabile,  5 raste në gjendje të rëndë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Poashtu bëhet e ditur se në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një rast tjetër në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme