20 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Sot Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriru ka regjistruar 24 pacient të shëruar nga Covid-19, ku 11 prej tyre janë në Shkup, 10 në Kumanovë, 1 në Tetovë dhe 2 në Veles.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 teste, ndërkohë që janë vërtetuar 20 raste të reja të Covid-19 dhe në Shkup janë 12 raste , Kumanovë-1, Prilep-3, Tetovë-2, Manastir-1, Gostivar-1. Deri më tani atje  janë kryer 19096 teste për koronavirus.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 që nga fillimi i epidemisë arrin në 1642, numri i të shëruarve është 1136, të atyre që kanë nderuar jetë 91, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin në 415, shkruan alsat m.

Të ngjashme