Filozofi Blerim Latifi ka reaguar pas lajmit se njëri nga personat që ka qenë pjesë e grupit terrorist në Vjenë është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, raporton Gazeta Express.
Latifi në Facebook ka thënë se nuk duhet të çuditemi me këtë fakt, pasi që shton se ajo që është mbjellë edhe do të korret.
‘Ka 20 vite që, gjithandej trojeve shqiptare, hoxhallarë e ideologë vahabistë propagandojnë doktrina islamiste që prodhojnë jotolerancë, dhunë e terror kundër të gjithë atyre që mendojnë e besojnë ndryshe.Janë po këta që i frymëzuan afër 1000 shqiptarë për t’iu bashkuar ISIS-it dhe rrjedhimisht për ta njollosur kombin shqiptar në sytë e botës demokratike.Janë po këta, që sot, në vend të denoncimit e ballafaqimit me drejtësinë e vërtetë, shpërblehen me vëmendje mediale dhe me servilosje nga politikanët”, ka thënë Latifi.
“Intelektualët heshtin, se kanë frikë nga gjuha e tyre kërcënuese. Politikanët heshtin, se kanë pazare të ndyra elektorale me ta.Serbia fërkon duart dhe u thotë atyre që dje na shpëtuan nga gjenocidi: shikoni për kë na keni bombarduar! Edhe njëherë: mos u çuditni me këtë terroristin e Vjenës me origjinë shqiptare! S’keni parë gjë akoma”, shtoi ai.