Një vajzë në Turqi është martuar me djalin që i hodhi acid në fytyrë, e që e la thuajse të verbër dhe me dëmtime në lëkurë. Berfin Ozek, 20 vjeç, u sulmua nga ish i dashuri i saj i atëhershëm, Casim Ozan Celtik, 23 vjeç, pasi lidhja e tyre përfundoi në vitin 2019.
Pak para se të fillonte sulmin e tij, ai i tha asaj se nëse nuk mund ta kishte ai, askush nuk mund ta kishte. Kur ajo mbijetoi dhe zbuloi se ish i dashuri i saj ishte sulmuesi, ai u arrestua. Më pas thuhet se e ka bombarduar me mesazhe dashurie dhe faljeje, duke iu lutur që ta falte.
Viktima madje pranoi shkurtimisht të tërhiqte ankesën e saj, duke shkruar: “Nuk jam rehat që ai të jetë mes katër mureve atje. I kemi shkruar shumë letra njëri-tjetrit. Unë ia kam dhënë veten atij. E dua shumë, ai më do shumë’.
Megjithatë, pas një reagimi masiv të mediave sociale, ajo më vonë tha se e kuptoi se kishte gabuar dhe i kërkoi avokatit të saj të rivendoste ankesën. Si pasojë, ish i dashuri i saj u dënua me 13 vjet e gjashtë muaj burg për sulmin nga një gjykatë në rrethin e Iskenderun në provincën turke Hatay.
Por një ndryshim në ligj bëri që të lirohej me kusht, derisa shumë janë ankuar për kohën e shkurtë që u dënua, duke marrë parasysh se Berfin ishte lënë me dhimbje të vazhdueshme dhe me vetëm 30 për qind shikim në njërin prej syve, shkruan Dailymail.
Pas lirimit, ai i propozoi menjëherë dhe ajo pranoi. U caktua një datë martese dhe e reja u martua me të në fillim të këtij muaji.
“Ajo u martua pa e ditur ne. Kam luftuar për të për vite me radhë dhe tani e gjithë kjo ka qenë e kotë.” tha babazi i saj babai i Berfinit, Yasar Ozek, duke folur për martesën.
Kurse avokati Ramazan Erdogan deklaroi se lirimi i autorit nuk kishte lidhje me martesën e tij dhe se nëse ligji nuk do të ndryshonte për shkak të pandemisë, ai do të vuante dënimin.
Çifti nuk i është përgjigjur ende kritikave që kanë marrë në rrjetet sociale.