200 pasagjerë bllokohen në aeroportin “Nënë Tereza”

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 14:33 | Nga

Rreth 200 pasagjerë janë bllokuar në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Rinas. Shkak është bërë anullimi i fluturimit të linjës Tiranë-Frankfurt, nga kompania Adria Airways.

Pasagjerët duhet të ishin nisur në orën 12:20. Ndërkohë qytetarët të irrituar po presin në zyrat e kompanisë ‘Adria Airways’.

Qytetarët shprehen për Fax News se duhet të ishim nisur, pasi rrezikojnë që të humbasin punën në Gjermani.

“Nuk po na japin asnjë shpjegim, nuk mund të presim biletë tjetër pasi janë të papërballueshme.”

Ne një komunikim për Fax News me gazetaren Eksiola Shehu, punonjësit e kompanisë ‘Adria Airways ‘në aeroportin “Nënë Tereza”, shprehen se pasagjerëve i’u është komunikuar se do të sistemohen gjatë ditës së sotme me kompani të tjera.

Kompania i ka njoftuar pasagjerët vetëm pasi kishin kaluar në anën tjetër për të hipur në avion, pasi kishin bërë check in.

Sipas kompanisë ‘Adria Airways’ shkak për anulimin e fluturimit është bërë një defekt teknik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme