Shoferi në Tiranë përplas një 17 vjeçar, braktis makinën dhe arratiset

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë. Një makina ka përplasur një 17 vjeçar, ndërsa shoferi ka braktisur mjetin dhe është arratisur nga vendi i aksidentit.

“Më datë 14.02.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në “Don Bosko”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes“, thotë policia.

Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është lënduar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton abcnews.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme