Në një varg sulmesh të armatosura të koordinuara në Afganistan, talebanët vranë më shumë se 50 persona të sigurisë, ndërsa forcat qeveritare vranë të paktën 150 militantë.
Amruddin Danishjo, anëtar i këshillit provincial të Jawzjan, tha për agjencinë Anadolu se talebanët kaluan një numër të pikave të kontrollit të sigurisë në rrethin e provincës Khamaab, duke vrarë 10 persona të sigurisë.
Talibanët kanë rrethuar gjithashtu 50 persona të sigurisë në qendrën e rrethit, duke prerë linjat e tyre të furnizimit.
Sipas Tolo Neës, talebanët kanë krijuar pika kontrolli në autostradën kryesore që lidh Jawzjan me provincën fqinje Sar-e-Pul, duke paraqitur kërcënim për qendrën e provincës, transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë, zyrtarë në provincën Madian Wardak konfirmuan të hënën se disa persona të sigurisë u vranë në bastisje të shumta që ndodhën në pikat e kontrollit nga talebanët në rrethin Daimurad.
Abdul Waheed, sekretar i këshillit provincial, bwnw me dije se forcat e sigurisë rrethuan talibanët nga qendra e rrethit pas përleshjeve vdekjeprurëse që rezultuan në vrasjen e më shumë se 40 anëtarëve të sigurisë.
Përleshjet vdekjeprurëse janë raportuar gjithashtu në provincën Kunduz në kufi me Taxhikistanin.
Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë zyrtare tha se 52 talebanë u vranë në Maidan Wardak dhe të paktën 100 ose më shumë në Paktia, Baghlan, Uruzgan, Ghazni, Helmand, Farah dhe Nangarhar pas operacioneve ajrore dhe tokësore.