“Vit i zi” për muzikën botërore

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 14:59 | Nga

Vdekja e yllit të popit George Michael, ditën e djeshme, i është shtuar këtij viti tragjik për muzikën botërore, duke shtuar këtu edhe vdekjen e David Bowie dhe Prince.

David Bowie: Idhulli i rokut për shumë veta vdiq në datën 10 janar, dy ditë para lancimit të CD-së së tij më të ri “Blackstar”, në ditën e ditëlindjes së tij të 69-të.

Pail Kantner: Themeluesi dhe iniciatori i bandës së rokut Jefferson Airplane, vdiq në datën 28 janar, në moshën 74-vjeçare nga infarkti në zemër.

Prince: Artisti që dominoi vitet ’80 me “Purple Rain”, vdiq më 21 prill të këtij viti, në moshën 57-vjeçare për shkak të overdozës me antidepresantë.

Leonard Cohen: Poeti dhe këngëtari i njohur vdiq në datën 7 të muajit të kaluar, në moshën 82-vjeçare në Montreal. Ashtu si dhe Bowie, zëri i mrekullueshëm kanadez sapo kishte përfunduar albumin e tij të fundit “You Want It Darker”.

George Michael: Ish-lideri i dyshes së popit Wham, në vitet ’80 pati një karrierë të shkëlqyer. Vdiq në shtëpinë e tij ditën e Krishtlindjeve si pasojë e infarktit në zemër.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme