Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Vdekjeve në Kosovë” për vitin 2017.
Në vitin 2017 ishin 9 670 vdekje të raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekje. Prej tyre, vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë ishin 8 721, kurse vdekjet e ndodhura jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 949.
Nga gjithsej vdekjet e raportuara, të ndodhura vetëm në Kosovë, 4 816 janë meshkuj, ose 55.2%; dhe 3 905 janë femra, ose 44.8%.
Nga të gjitha rastet e vdekjeve, 45.4% të tyre kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 53.1% kanë ndodhur në shtëpi, si dhe 1.5% në vend tjetër.
Sipas komunës ku ka ndodhur vdekja, më së shumti raste ka Prishtina me 2 304 raste të vdekjeve, ose 23.8%; Prizreni ka 1 013 vdekje, ose 10.5%; Peja ka 640 vdekje, ose 6.6% etj. Kurse, mosha e të vdekurve ishte 60 e më shumë vjeç me 80.4% e tyre.
Tremujori i tretë i vitit merr pjesë me 34.7% të vdekjeve, ndërsa muaji dhjetor ka 9.6% të vdekjeve të raportuara. Sipas nacionalitetit, 91.1% të vdekjeve janë shqiptarë.
Vdekje të dhunshme në vitin 2017 ka pasur gjithsej 175 raste, ose 2.0%.
Numri i vdekjeve në fatkeqësi ishte 131, ose 74.9.8%; numri i vetëvrasjeve 32, ose 18.3%; dhe numri i vrasjeve 12, ose 6.9%. Tek të gjitha vdekjet e dhunshme, dominon mosha 20-49 vjeçare te meshkujt edhe te femrat.
Ndërkaq, numri i foshnjave të vdekura për vitin 2017 ishte 228, ose 2.6%. numri i foshnjave të vdekura meshkuj ishin 139, ose 61.0% dhe femra 89, ose 39.0 %.
Foshnjat e vdekura deri në 6 ditë kanë qenë 132, ose 57.9.%; nga 7 deri 27 ditë kanë qenë 46, ose 20.2%; dhe nga 28 ditë deri në 1 vit kanë qenë 50, ose 21.9%.
Burimi i të dhënave në këtë publikim janë Regjistrat Themeltar të Vdekjeve bazuar në Ligjin për Gjendjen Civile, Nr. 04/L-003. Ndërsa, njësi raportuese janë Zyrat e Gjendjes Civile të Kosovës. Kurse, grumbullimi i të dhënave është bërë përmes pyetësorit statistikor për vdekje, Dem-2.