Disa personave dje u është rrezikuar jeta e tyre pasi një person ka shtënë me armë në drejtim të tyre, mirëpo përveç dëmeve materiale në veturë, nuk kishte të lënduar.
Personat ishin duke lëvizur me veturë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:40 në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth 21 gëzhoja, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.
“Ankuesit meshkuj kosovarë, raportojnë se derisa ishin duke lëvizur me veturë, një person i dyshuar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo përveç dëmeve materiale në veturë, nuk kishte të lënduar. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth 21 gëzhoja. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.