21 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar të premten në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se këto raste pozitive kanë dalë nga testimi i 267 mostrave. IKSHPK ka njoftuar edhe për dhjetë të shëruar.
Të gjitha rastet janë raste kontakti. Komuna e Prizrenit ka 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe ndërsa ajo e Suharekës ka dy (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).
Deri tash në Kosovë janë testuar 12818 mostra të dyshimta. Numri i rasteve pozitive është 1025, prej të cilëve 782 janë shëruar. 29 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 21 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).
Sot më 22 maj 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.263.085 raste të COVID-19 dhe 337.813 raste të vdekjes.