Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme dha 219 mijë euro për familjarët e të dënuarve dhe të vrarëve në përleshjen e Kumanovës.
Ndarjen e këtyre mjeteve e bëri të ditur Kryeministri Ramush Haradinaj.
“219 mijë euro janë ndarë për mbulimin e shpenzimeve te familjeve të të dënuarve dhe te vrarëve në Rastin Kumanova”, tha Haradinaj.
Ai tha se çdo familjeje të të dënuarve dhe të vrarëve do t’u takojnë nga 10 mijë euro.
Për çdo familje do të ndahen nga 10 mijë euro nga nënkategoria e rezervave. Obligohet Ministria e Financave t’i bëjë këto ndarje”, tha Haradinaj.
Ministri i Financave Bedri hamza kërkoi vetëm informacione për xhirollogaritë e familjarëve të të dënuarve dhe të vrarëve në Kumanovë, duke treguar se ndarja e këtyre mjeteve nuk do të jetë problem.