Ne nuk e njohim aspak e ndoshta edhe emrin nuk ia kemi dëgjuar ndonjëherë, por ajo ka gjak shqiptar dhe bota po nis ta njohë dalë-ngadalë. E spikatur për trupin e saj, Arselajda Buraku është një modele shqiptare, e cila prezantohet në Nju Jork nga Muse Management.
Këtë vit ajo mori pjesë për herë të parë në “NY Fashion Week” ku sfiloi për “Hood By Air”. Këtë javë Arselajda është përzgjedhur si femra e preferuar e javës (WCW) nga revista “Paper” (në kopertinë të së cilës është Rita Ora), për të cilën ka dhe në një intervistë të plotë.
Në intervistë, 22-vjeçarja nga Rubiku, flet për udhëtimin e saj drejt Nju Jorkut, fillimin si modele, vendlindjen e saj, si dhe grupin e rokut në të cilin bën pjesë.