Për një ditë, 220 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik i ka shqiptuar Njësiti i Trafikut i Kryeqytetit, është bërë e ditur në një njoftim për media të martën nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit.
Sipas njoftimit, 50 gjoba janë identifikuar përmes veturave me pajisje inteligjente. Aty janë skaduar automjete me regjistrim të skaduar e tejkalim i shpejtësisë së lejuar.
Në kuadër të këtyre veprimeve, Policia ka bërë të ditur se 35 shoferëve u janë sekuestruar patentë-shoferi, ndërsa gjobat e shqiptuara kundërvajtësit do t’i pranojnë përmes postës.
“Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë”, thuhet në thirrjen e kësaj drejtorie.
Ditë më parë, komandanti i njësisë rajonale të trafikut rrugor në rajonin e Prishtinës, Sylejman Halili, bëri të ditur se numri i gjobave të shqiptuara më 2025 është rritur për 13 për qind në krahasim me një vit më herët.