23 persona kanë humbur jetën pasi një autobusë që po barte pelegrinë ka dalë nga rruga në jug të Indisë.
Autobusi po i bartë ata nga një tempull Hindu, në momentin e aksidentit. Përveç 23 të vdekurve të konfirmuar nga autoritetet indiane edhe 20 të tjerë kanë pësuar lëndime, shkruan AP, përcjell Klan Kosova.
Zyrtari lokal, Nareandar, ka thënë se vozitësi ka humbur kontrollin derisa ka tentuar që t’i shmanget një autobusi tjetër në rrugën e mbingarkuar për në drejtim të tempullit Anjaneya Swamy në Telangana.
Përndryshe ai ka thënë se janë 27 të lënduar dhe se menjëherë janë urdhëruar të nisin hetimet rreth aksidentit.