23-vjeçari vetëvritet në qelinë e paraburgimit

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qelinë e paraburgimit në Bradashesh të Elbasanit, ku një i burgosur është gjetur i vetëvarur.

Mësohet se 23-vjeçari Bledar Doda u gjet i pajetë nga gardianët e burgut.

Ai është transportuar për në spital, por ka qenë tepër vonë për 23-vjeçarin, pasi kishte ndërruar jetë.

I riu nga Burreli prej 3 muajsh ndodhej në paraburgim, pasi ishte arrestuar për përndjekje. Ai kishte shfaqur prej kohësh shenja të depresionit.

Trupi i të riut pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore në Tiranë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Të ngjashme