23-vjeçarja që ishte lënduar nga rënia e kulmit në Prishtinë, po e vazhdon trajtimin në Klinikën e Neurokirurgjisë. E për gjendjen e saj ka folur për Ekonomia Online, drejtori i klinikës, Besnik Elshani.
Për më shumë se dy javë, 23-vjeçarja ka qëndruar në Kujdesin Intenziv Qendror, e cila iu është nënshtruar një operacioni në kokë për shkak të gjakderdhjes në indin trunor.
Elshani tha se gjendja e saj për momentin është stabile dhe se po merren me rehabilitimin e saj.
“Është paciente e cila ka qenë deri tani në Kujdesin Intensiv, pas operimit të kaluar në klinikën neurokirurgjisë këtu në Prishtinë”.
“Për momentin gjendja e saj është stabile. Ka dalë nga kujdesi intensiv dhe është stabile, në gjendje të mirë. Jemi duke u marrë me analizat shtesë laboratorike diagnostike si dhe me konsulta të tjera dhe që është e rëndësishme po merremi me rehabilitimin e saj që të riaftësohet shumë shpejt dhe të jetë e gatshme për lirim”, u shpreh ai.