23 vjeçarja nga Kosova vdes në një aksident në Danimarkë

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

jë 23-vjeçare nga komuna e Vushtrrisë ka vdekur në një aksident trafiku në Danimarkë.

Bëhet fjalë për Resmije Smajlin, vdekjen e të cilës e kanë konfirmuar familja e saj dhe kanë njoftuar se varrimi do të bëhet më 17 nëntor në varrezat e komunitetit musliman në Brondby të Danimarkës.

“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët(burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby”, shkruan babai i së ndjerës.

Ismajli edhe katër muaj do të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme