23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Qytetarja 23-vjeçare e cila u lëndua nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinik Universitare të Kosovës, në Mjekimin Intenizv, raporton Telegrafi.

Shefi i Mjekimit Intenziv, Shaqir Uka ka thënë se pacientja po vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna dhe po ashtu me aparaturë të frymëmarrjes.

“Po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intenziv. Gjendja është stabile, por vazhdon të qëndrojë me aparaturë të frymëmarrjes”, tha ai.

Uka bëri të ditur se pacientja ka pësuar lëndime të rënda në regjionin e koks, ajo para disa ditësh i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjike.

Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.

Nga policia e Kosovs kishin njoftuar se rasti ka ndodhur rreth ors 13:00,

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”.

Të ngjashme