Tri raste të reja me Coronavirus janë shënuar në Komunën e Prishtinës.
Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi thotë se IKSHPK i ka njoftuar se tre të infektuarit janë raste kontakti të personave të prekur më parë me COVID-19 por pa u treguar me saktësi se prej cilave kontakte rrjedhin këto raste.
“Me këto tri rastet e reja, përsëri bëhen 24 raste aktive me COVID-19 në Komunë e Prishtinës”, tha ai.
Gashi ka treguar edhe lagjet e Prishtinës ku janë aktive rastet me koronavirus.
“Këto raste janë të shtrira në lagjet: Ulpiana, Dardania, Kodra e Trimave dhe një lagjeje tjetër që është mes Kalabrisë dhe Arbërisë. Pra këto janë katër lagjet që e kanë numrin më të madh të qytetarëve që janë me COVID-19 pozitiv”, ka thënë Gashi.
Gashi tha se ne institucionet publike zbatimi i rekomandimeve është në nivel të duhur por sipas tij këto rekomandime nuk po zbatohen në nivel të kënaqshëm edhe në pjesët tjera.