Në Qendrën Memoriale në Potoçari janë varrosur 33 viktima të masakrës së Srebrenicës.
Atyre iu dha lamtumira e fundit në prani të dhjetëra mijëra njerëzve dhe zyrtarëve të shumtë 24 vjet pas kësaj masakre.
Në këtë përvjetor morrën pjesë zyrtarë nga Bosnja, Turqia , ndërkaq nga Maqedonia e Veriut prezent ishte Talat Xhaferi.
Atje kurora lulesh ka vendosur edhe Çedomir Jovanoviq, lider i Partisë Demokratike Liberale Serbe. që është në mesin e politikanëve të radhë serb që marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të kësaj masakre.
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë në atë që njihet si masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, njofton Klan Kosova.