Ministri i Bujqësisë në Australi, David Littleproud, ka filluar një hetim urgjent për ngordhjen e 2,400 deleve në një anije transporti të destinuar për në Lindjen e Mesme, shkruan The Guardian.
Në gusht të vitit 2017, 2,400 dele ngordhën në një anije të kompanisë Emanuel Exports që po transportonte kafshët nga Australia për në Lindjen e Mesme. Delet ngordhën për shkak të nxehtësisë së madhe.
Një person kishte filmuar pamje nga kushtet në anijen ku po transportoheshin kafshët. Pamjet iu dërguan një organizate për mbrojtjen e kafshëve në Australi, e cila ia transmetoi ministrin Littleproud. Autoritetet mbetën të shokuar nga kushtet për kafshët në anije.
“I pashë pamjet që m’i tregoi Animals Australia, që janë shumë shqetësuese”, tha ministri. “Jam i shokuar”.
Anija me kafshët u nis nga Fermantle më 1 gusht me 63,804 dele që po transportoheshin në Katar, Kuvajt e Emirate të Bashkuara Arabe. Temperaturat në këto vende të Lindjes së Mesme kishte arritur në 36 gradë Celsius me lagështi prej 95% gjatë natës, kushte këto të papërballueshme për delet.
Ministri australian tha që për këtë incident do të ketë hetim të plotë.