… të nxjerra nga libri “Ndiq ndërgjegjen tënde”
Është e rëndësishme që të besoni në veten tuaj, të mbroni parimet që keni më për zemër, dhe të shihni botën për atë që është me të vërtetë, dhe jo atë që ju dëshironi të jetë. Mos kini frikë për të përqafuar ndryshimin, përballuni me pasigurinë, dhe përballuni me të panjohurën. Sigurohuni që të jeni të guximshëm, të ndiqni zemrën dhe të ëndërroni gjëra të mëdha. Siç ka thënë dikur ëalt Disney: “Të gjitha ëndrrat tona mund të realizohen, në qoftë se ne kemi guximin për t’i ndjekur ato”.
“Dëgjojeni ndërgjegjen tuaj. Prandaj e keni një të tillë”.
“Lumturia nuk është një çështje intensiteti, por ekuilibri”.
“Reputacioni juaj është si një hije, ju ndjek nga pas kudo që të shkoni”.
“Ju fitoni më shumë duke i bërë të tjerët të duken mirë, se sa duke i thurur lavde vetes”.
“Shumë njerëz janë në të vërtetë të varfër, sepse e vetmja gjë që ata kanë është paraja”.
“Qëllimi i jetës është një jetë me qëllim”.
“Jeta është shuma e të gjitha zgjedhjeve që bëni”.
“Çdo gjë ka një çmim, por jo çdo gjë duhet të jetë në shitje”.
“Kohët e vështira të thotë shumë për ne. Le të shpresojmë se ato thonë vetëm gjëra të mira për ju!”
“Respekti është i paçmueshëm. Fitojeni atë çdo ditë! “
“Ndërsa ushqimi toksik është i keq për shëndetin dhe mirëqenien tuaj, por kaq të këqinj janë edhe njerëzit negativë dhe joetik”.
“Nga vini, është më pak e rëndësishme se për ku jeni nisur”.
“Hapat e vegjël në rërë zakonisht ndjekin ato më të mëdha, kështu që kujdes ku shkelni”.
“Qëllimi nuk duhet të jetë gjithmonë të shtoni, por edhe të zbrisni nga detyrat e përditshme”.
“Besimi merr një kohë të gjatë për t’u zhvilluar, por mund të humbasë sa hap e mbyll sytë”.
“Duhen shumë vite, për t’u shndërruar në një sukses brenda natës”.
“Premtimi juaj duhet të jetë i detyrueshëm, si një kontratë”.
“Kur fëmijët rriten, ata dëgjojnë zërin e prindërve në të pandërgjegjshmen e tyre. Sigurohuni që ai është pozitiv”.
“Parajsa nuk është një vend, ajo është një gjendje mendore”.
“Nëse i thoni ‘jo’ një ideje, ju bëni të mundur që t’i thoni ‘po’ një tjetre”.
“Ndërsa vendosmëria ndërton karakterin, heqja dorë formon zakonet”.
“Gjithmonë thoni të vërtetën – ose e vërteta do të tregojë për ju”.
“Mos u kënaqni që të jeni një soditës, në historinë e jetës suaj”.
“Pasuria e vërtetë arrihet duke vlerësuar atë që keni në jetë”.
“Besoni në të pamundurën. Dhe pastaj vërtetoni se ajo mund të bëhet”.