15 gjëra për të cilat nuk i detyrohemi askujt

Prishtinë | 23 Jan 2023 | 00:24 | Nga Ekonomia Online

Shumë zgjedhje që bëjmë në jetë, janë subjekt i pyetjeve dhe komenteve kureshtare nga ata që na rrethojnë. Shpesh duket sikur të gjithë kanë një mendim mbi atë që bëjmë, si sillemi, dhe me cilët ndërveprojmë. Ndonjëherë njerëzit shkojnë aq larg, sa ju kërkojnë shpjegime për vendimet apo zgjedhjet që bëni në jetën tuaj.

Blogeri dhe psikologu i mirënjohur Dejvid K. Uilliam, argumenton se ndërsa mund të ndjeheni të detyruar të përgjigjeni në raste të tilla, disa gjëra realisht nuk i përkasin askujt tjetër. Më poshtë po rendisim 15 elementë për të cilat nuk i detyroheni askujt shpjegime.

1. Nuk i detyroheni askujt shpjegime për situatën tuaj jetësore

Bashkëjetoni me ish-të dashurin apo ish-të dashurën tuaj, duke u zhvendosur në dhoma të ndryshme hotelesh në të gjithë vendin, apo jetoni me prindërit tuaj kur keni kaluar të njëzetat, nuk keni pse t’u jepni shpjegime dikujt se me cilët jetoni apo nuk doni të jetoni. Nëse jeni plotësisht të ndërgjegjshëm mbi situatën tuaj, atëherë kjo do të thotë se keni arsyet tuaja

për të qenë në atë gjendje dhe kjo nuk i përket askujt tjetër.

2.Nuk i detyroheni askujt shpjegime mbi prioritetet tuaja

Ju keni idetë tuaja në lidhje me gjërat që do t’iu bëjnë ju dhe të dashurit tuaj të ndjeheni vërtetë rehat dhe të lumtur, çka është prioriteti juaj kryesor. Përderisa jemi të gjithë individët unikë me vlera, ëndrra dhe aspirate të ndryshme, prioritetet tuaja kryesore do të jenë të ndryshme nga ato të një personi tjetër. Ju nuk i detyroheni askujt shpjegime, se cili është prioriteti juaj kryesor në jetë. Kjo është çështja juaj personale dhe e askujt tjetër.

3. Nnuk i detyroheni askujt ndjesë nëse nuk ndjeni keqardhje për diçka

Në rast se nuk pendoheni mbi veprimet tuaja, dhe sërish mendoni se dikush e ka gabim në lidhje me diçka, ose nuk ua ndjen shumë për faljen e tyre, nuk keni pse të kërkoni ndjesë. Shumë njerëz janë shumë të shpejtë në ofrimin e keqardhjeve dhe të përpiqen të shërojnë plagët që nuk janë ende gati për t’u shëruar, gjë që shërben vetëm për t’i përkeqësuar ato, dhe shkaktuar më shumë probleme. Ju realisht s’keni pse të kërkoni falje, nëse nuk ndjeni keqardhje apo kur nuk është dëgjuar varianti juaj i historisë.

4. Nuk i detyroheni askujt shpjegime pse kërkoni të qëndroni disa kohë vetëm

Mund të shqetësoheni se do të etiketoheni si i “vrazhdë”, “anti-social” apo “i ngurtë”, kur anuloni planet apo detyrimet e tjera, pasi keni nevojë për të qëndruar pak kohë vetëm për t’u ripërtërirë, lëshuar apo thjesht shijuar me veten leximin e një libri të mirë. Megjithatë, kalimi i kohës vetëm është një praktikë krejtësisht normale, e natyrshme dhe e nevojshme që gjithnjë e më shumë njerëz duhet ta praktikojnë. Merrni kohë për të qëndruar me veten, pasi nuk i detyroheni askujt një shpjegim për këtë.

5. Nuk i detyroheni askujt shpjegime mbi bindjet tuaja personale

Vetëm për shkak se dikush ndan me pasion besimet e tij personale, nuk do të thotë se duhet të miratoni çdo gjë që ai thotë. Nëse s’bini dakord me disa nga besimet e tyre, është e padrejtë për veten dhe personin përballë të shtypni mendimet dhe ndjenjat tuaja, dhe të pretendoni të jeni dakord me të. Është në rregull dhe më mirë të mos pajtohemi me mirësjellje me ta, në vend se

të diskutoni për kundërshtitë dhe frustrimet tuaja.

6. Nuk jeni të detyruar t’i thoni askujt “po” për çdo gjë që ai thotë

Ju keni të drejtë të thoni jo, në çdo rast kur s’ka asnjë arsye bindëse për të thënë po. Në fakt, njerëzit më të suksesshëm në botë, janë ata që kanë zotëruar artin e të thënit jo për çdo gjë që nuk është prioritet i tyre. Pranoni mirësinë e njerëzve të tjerë, dhe jini mirënjohës, por mos kini frikë të refuzoni me edukatë çdo gjë që iu shpërqendron nga qëllimet dhe prioritetet tuaja kryesore. Kjo është mënyra se si ecet përpara.

7. Nuk i detyroheni askujt shpjegime për pamjen tuaj fizike

Ju mund të jeni i hollë, i shëndoshë, i gjatë, i shkurtër, i bukur, i thjeshtë apo çfarëdolloj, por s’keni keni pse t’i shpjegoni veten gjithë atyre që iu pyesnin pse dukeni kështu. Pamja juaj fizike është një çështje e juaja dhe keni detyrime vetëm ndaj vetes. Pamja fizike s’duhet të përcaktojë vetë-vlerësimin tuaj.

8. Nuk i detyroheni askujt shpjegime për ushqimet tuaja të preferuara

Ka disa ushqime që ju thjesht nuk i pëlqeni dhe aq për arsye të ndryshme, duke përfshirë preferencat në shije dhe çështjet e shëndetit. Por nuk keni pse t’u jepni shpjegime të tjerëve se pse pëlqeni ushqime të caktuara. Preferenca juaj ushqimore, është një çështje që iu takove juve. Nëse dikush insiston pse hani ushqime të caktuara, injorojeni dhe thoni vetëm se ndjeheni më mirë kur i konsumoni (apo nuk konsumoni) ato ushqime.

9. Nuk i detyroheni askujt shpjegime për jetën tuaj seksuale

Për sa kohë që keni një raport me një tjetër të rritur, nuk i detyroheni askujt shpjegime se ku, kur dhe si e zhvilloni jetën tuaj seksuale. Ju mund të planifikoni të martoheni, të shkoni vetëm për një natë me një partner/e apo të eksperimentoni me takimet me pjesëtarë të gjinisë së njëjtë sipas kënaqësisë së zemrës tuaj, dhe sërish nuk keni pse t’i shpjegoni askujt preferencat tuaja seksuale.

10. Nuk i detyroheni askujt shpjegime mbi karrierën apo zgjedhjet personale në jetë

Ndonjëherë rrethanat na detyrojnë të zgjedhim mes punës dhe “të paturit një jetë”. Vendimi nuk është gjithmonë i lehtë, dhe ju mund të përfundoni duke zgjedhur punën, jo për shkak se nuk shqetësoheni për familjen apo jetën tuaj sociale, por për shkak se jeni duke punuar për diçka që do t’iu japë siguri në të ardhmen. Nga ana tjetër, nuk i detyroheni të tjerëve asnjë shpjegim për zgjedhjen e profesionit mbi jetën personale tuaj (ose anasjelltas), për aq kohë sa jeni të sigurtë për atë që po bëni dhe pse po e bëni.

11. Nuk i detyroheni askujt shpjegime për pikëpamjet tuaja fetare apo politike

Pavarësisht nëse jeni një demokrat, republikan, katolik, protestant apo mysliman, kjo është zgjedhja juaj personale. Ju nuk i detyroheni askujt shpjegime pse jeni ai që jeni, dhe besoni atë që besoni. Nëse dikush nuk mund t’iu pranojë për atë që jeni, kjo është dogma e tij, dhe jo juaja.

12. Nuk i detyroheni askujt shpjegime pse jeni beqar

Nëse ju jeni beqar me dashje apo nga rastësia, kjo është një çështje që nuk i përket askujt tjetër veç jush. Të qënit beqar, nuk është një çrregullim i personalitetit. Ju jeni i lirë të jeni në një marrëdhënie apo jo. Përveç kësaj, statusi tuaj i marrëdhënieve dhe beqaria, janë vetëm një nga ato etiketat sociale, për të cilat askush nuk e vret realisht mendjen.

13. Nuk i detyroheni askujt të takoheni vetëm pse dikush e kërkon diçka të tillë

Dikush mund të jetë i sjellshëm, me një pamje simpatike dhe ju madje mund të jeni edhe paksa të interesuar, por nuk i detyroheni askujt të shkoni në një takim vetëm pse dikush e kërkon. Nëse e mendoni thellë-thellë se s’doni të shkoni, atëherë mos e bëni këtë. Ju mund të jepni një arsye për refuzimin, por qëndro-jini asaj dhe vendimit tuaj fillestar.

14. Nuk i detyroheni askujt shpjegime për vendimin tuaj për t’u martuar

Nëse vendosni apo jo të martoheni dhe keni fëmijë, apo të qëndroni të pamartuar dhe pa fëmijë, ky është një vendimi juaj personal. Edhe nëna juaj, që po vdes të ketë nipër dhe mbesa duhet ta kuptojnë se martesa është një vendim personal, dhe jo i përshtatshëm për të gjithë. Ajo duhet të respektojë vendimin tuaj në lidhje me këtë çështje, pavarësisht sa të vështirë e ka për ta kapërdirë atë.

15. Nuk i detyroheni askujt shpjegime për zgjedhjet që bëni në marrëdhëniet tuaja

Ndonjëherë njerëzit bëjnë komente të papërshtatshme mbi marrëdhënien tuaj romantike, çka nuk është në fakt punë e tyre. Ju mund dëgjoni shpesh komentet që nuk jeni “çifti perfekt”, ose që duhet të gjeni dikë tjetër. Gjithësesi, ju jeni përgjegjës vetëm ndaj vetes për zgjedhjet e marrëdhënieve tuaja. Jetoni jetën tuaj dhe kurrë mos u largoni apo të qëndroni në një marrëdhënie vetëm pse kështu ju thotë dikush tjetër. Nëse duhet, bëni gabimet tuaja, por mësoni gjithmonë prej tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme