25 vjet burgim ndaj tre personave për vrasje në një kafiteri në Ferizaj

Ferizaj | 01 Shk 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 25 vjet burgim tre persona për vrasje të rëndë dhe përfshirje në vrasjen që kishte ndodhur në qershorin e 2018-ës në Ferizaj.

Dënim me burg në kohëzgjatje prej njëzet (20) vjet iu shqiptuar D.SH i cili akuzohet për veprën penale vrasje, ndërsa të pandehurit M.M dhe A.A për veprën penale të kryer secili veç e veç pjesëmarrje në rrahje, iu është shqiptuar secilit veç e veç dënime me burgimi në kohëzgjatje prej nga dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj.

“Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin D.SH e shpalli fajtor për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 të KPRK-së dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet (20) vjet, ndërsa të pandehurit M.M dhe A.A për veprën penale të kryer secili veç e veç pjesëmarrje në rrahje, u shqiptoj secilit veç e veç dënime me burgimi në kohëzgjatje prej nga dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj”, thuhet në komunikatën për media nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

E.I ishte goditur tetë herë me thikë në pjesën e shpinës dhe një herë në pjesë e qafës.

“I pandehuri D.SH akuzohet se më 15 qershor 2018 në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, me dashje direkte, nga hakmarrja e paskrupullt, ka privuar nga jeta E.I, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje të para një viti, në të cilën tani i ndjeri e kishte goditur me thikë tani të pandehurin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i pandehuri në shenjë hakmarrje ditën kritike, ka shkuar së bashku me të pandehurit M.M dhe A.A në kafiterinë e përmendur, ku ishte duke punuar tani i ndjeri, me ç’rast e ka nxjerrë thikën me të cilën në mënyrë tinëzare nga hakmarrja e paskrupullt e godet viktimën në pjesën e gjoksit, e cila depërton deri në zemër, kurse i pandehuri M.M e godet me shishe të qelqit disa herë si dhe i pandehuri A.A e godet me shqelma, kështu që i ndjeri rrëzohet, kurse i pandehuri D.SH e godet edhe tetë (8) herë me thikë në pjesën e shpinës dhe një herë në pjesën e qafës, nga të cilat goditje pëson lëndime të rënda trupore, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme, si pasoj e të cilave pasi dërgohet në QKUK në Prishtinë, ndërron jetë”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme