25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Osmani pret në takim kryeministrin shqiptar dhe italian

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 08:39 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani në nder të 25 vjetorit të çlirimit të vendit, ka pritur në takimi kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe ish-kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema, raporton Ekonomia Online.

Takimi i Osmanit me Ramën është duke u zhvilluar në Presidencës dhe mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm tek pritja para objektit të Presidencës.

Osmani po ashtu sot në orën 09:00, pret në takim edhe ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, ku pas këtij takimi Presidentja Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.

 Në shënim të 25 vjetorit të çlirimit Osmani në orën 16:00, merr pjesë në shënimin e 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

 E po ashut në orën 18:00, presidentja merr pjesë në Ekspozitën “Reporting House” nga BIRN, në Objektin e Gërmisë, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

Të ngjashme