25-vjetori i çlirimit të vendit, Kurti: Nevojiten botime akademike për gjithçka çka ndodhur në luftë

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 09:39 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në 25-vjetorin e çlirimit të vendit, nevojiten botime akademike për gjithçka ka ndodhur në luftën e fundit, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës me temën: “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare”, Kurti ka uruar që Kosova të jetë gjithmonë e lirë.

“35 vjet më parë në mes te muajit qershor të vitit 1999 populli i Kosovës po i përjetonte ditët e fundit të luftës dhe ditët e para të çlirimit. Sikur sot një çerek shekulli më parë me 10 qershor 1999 NATO i dha fund bombardimeve mbi Jugosllavinë pas 78 ditësh bombardimeve. Në New York Këshilli i Sigurimit, të Kombeve të Bashkuara e miratoi Rezolutën 1244 me të cilën autorizonte vendosjen e një force ushtarake dhe civile në Kosovë. Po atë ditë UNHCR-ja, njoftonte se gjatë gjithë luftës në Kosovë 800 e 62 mijë e 979 refugjatë ishin dëbuar jashtë Kosovës dhe sfida e radhës ishte organizimi dhe kthimi i tyre. Ditëve në vijim treguan se kjo sfidë nuk ishte siç e kishin menduar zyrtarët e UNHCR-së, sepse me 3 gusht kjo organizatë njoftonte që 90 për qind të refugjatëve ishin kthyer në Kosovë në mënyrë spontane dhe të vetë organizuar pa çka se ata i gjeten 120 mijë shtëpi të tyre të shkatërruara apo të djegura. Me këtë u shuan edhe shpresat e politikës së shtetit të Serbisë”, tha Kurti.

Të ngjashme