Sot u shënua 25-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës.
E anëtari i kryesisë së kësaj partie, Enver Hoxhaj ka thënë se PDK ka qëndruar në themelet e lirisë së Kosovës, forcë udhëheqëse e pavarësimit të Kosovës dhe forcë vendimtare politike e shtetformimit dhe shtetndërtimt të Kosovës.
“Për një çerek shekulli, PDK ka qëndruar gjithmonë në ballë të zhvillimeve politike, ekonomike dhe shoqërore, duke udhëhequr një politikë pro perëndimore dhe përkushtim për një Kosovë të pavarur, të fortë dhe të integruar në botën demokratike!”, ka shkruar Hoxhaj.
“Ky përvjetor është një dëshmi e rrugëtimit të vështirë por të suksesshëm, një arritje që i përket çdo anëtari, aktivisti dhe mbështetësi që ka kontribuar për kauzën tonë, veçanërisht dy liderëve historikë të saj që padrejtësisht ende po mbahen në Hagë! Urime të gjithë bashkëpunëtorëve dhe përkrahësve! Le të vazhdojmë së bashku për një të ardhme edhe më të ndritur për Kosovën dhe qytetarët e saj!”.