Për nder të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, fëmijët e shkollave “Meto Bajraktari” dhe “Elena Gjika” vizituan stacionin e kryesor në Prishtinë, siç njihet ndryshe si “92-sh”, raporton Ekonomia Online.
Nxënësit u shprehën urime dhe falënderime për punën dhe kontributin e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të bënin pyetje për punën e përditshme të policëve, duke mësuar më shumë për rolin e tyre në komunitet. Si simbolikë mirënjohjeje, vendosën një “pemë” në oborrin e stacionit, ku shkruheshin thënie kushtuar policisë, për të nderuar përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve.