Një operacion i koordinuar midis Francës dhe Shqipërisë bëri të mundur shkatërrimin e një bande grabitësish të cilët akuzohen për 250 vjedhje.
Në total janë ndaluar 7 shqiptarë, ku 4 prej tyre janë ndalur në Francë dhe 3 në Shqipëri. Më 23 Prill 2019 në Metz, u ndalua një familje shqiptare e cila dyshohet se bashkëpunonte me bashkatdhetarët e ndaluar të moshave 22-46 vjeç. Ndërsa tre anëtarët e tjerë janë ndaluar në Shqipëri në të njëjtën ditë kur u bë arrestimi i familje shqiptare në Francë.
E gjitha fillon në verën e vitit 2017, ku nëpër stacionit e policisë raportohej për një rritje të numrit të grabitjeve në rajonin e Grand Est dhe veçanërisht në Meurthe-et-Moselle. Gjatë kësaj periudhe, xhandarët arrestuan dhjetëra hajdutë shqiptarë dhe kosovarë. “Të gjithë ishin të vendosur në të njëjtën zonë dhe kishin të njëjtën logjistikë, “shpjegon një oficer. Ushtarët e Seksionit të Kërkimit (SR) të Metz dhe një grup i (Ocldi) hetuan këtë bandë. Hetimi ndaj tyre u hap në pranverën e vitit 2018 nga Juridiksioni Zona e Specializuara Ndërrajonale (JIRS) në Nancy.
Një ditë më parë në një konferencë për mediat franceze ka folur François Perain prokurori në Nancy dhe prokurori shqiptar Besim Hajdarmataj, i cili ka ndjekur çështjen.
Mediat franceze shkruajnë Besim Hajdarmataj duke folur për operacioni është shprehur se : “Ky është një sinjal i fortë i dërguar ndaj kriminelëve që e konsiderojnë vendin tonë si një strehim pas krimeve dhe shkeljeve të kryera në Francë”.
Në bazë të hetimit, në Francë u arrestuan 4 anëtarë të familjes Kajtazi, të drejtuar nga Arif Kajtazi, të cilët janë rezidentë prej vitesh në rajonin e Nancy-t.
Ndërsa në Shqipëri, me urdhër të prokurorit Besim Hajdarmataj u ndaluan Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku. Për këta persona, gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”.
Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal.
Në bazë të hetimeve të përbashkëta franko-shqiptare rezulton se familja Kajtazi u siguronte Fufit, Perlokës dhe Markut banesën dhe mjetet për realizimin e vjedhjeve. Tre të arrestuarit në Shqipëri, pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura.
Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.