Policia rrethon shtëpinë e reperit Chris Brown

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 23:25 | Nga

Chris Brown ka  qëndruar “i rrethuar” në vilën e tij me vlerë 4 milionë dollarë, në një përballjeje plot tetë-orëshe të tensionuar me policinë.

Reperi ulëriti “hajdeni më kapni” në formë sfiduese dhe dyshohet se hodhi një çantë që kishte drogë, një pistoletë dhe armë të tjera nga dritarja ndërkohë që policia rrethoi shtëpinë e tij gjatë mëngjesit të sotëm, sikurse raporton TMZ.

Brown publikoi gjithashtu disa video në Instagram duke e akuzuar policinë për ashpërsi.

Përshkallëzimi i incidentit erdhi pas një telefonate tek 911-a rreth orës 3 të natës të së martës nga një grua e paidentifikuar – që nga media të ndryshme u cilësua si një aktore apo një mbretëreshë e bukurisë – e cila pretendoi se Brown i kishte drejtuar armën gjatë një zënke.

Update: Chris Brown throws bag of weapons and drugs out window as police surround mansion https://t.co/8PZCLMazeM

An aerial view of Chris Brown’s Tarzana home.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme