26 mijë e 400 janë votat me kusht në nivel vendi, ndërsa 2 mijë e 150 janë votat e personave me nevoja të veçanta.
Këto të dhëna i ka bërë të ditur për EkonomiaOnline, zëdhënësi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ai ka thënë se këto votave do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt .
“Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150. Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, ka thënë Elezi për EO.