26 qytetarë nga komuna e Gjilanit të konfirmuar me COVID-19 janë të hospitalizuar. Kjo është bërë e ditur pas një takimi të mbajtur të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.
“Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11560 mostra, 3680 kanë rezultuar pozitivë, 3425 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 145 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 26 persona dhe 261 mostra në pritje për rezultat”, thuhet në njoftim.