26 vjeçari i shpëton sulmit nga ariu pasi e goditi në fytyrë

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Një burrë i mbijetoi një sulmi të tmerrshëm nga një ari i murrmë pasi e goditi atë në fytyrë.

Andi Bauer, 26 vjeçar, u shqye nga kafsha, e cila ia kapi këmbën e tij të djathtë. E dashura e tij, Lara Booth, 23 vjeçare, e cila ishte duke ecur 20 metra pas tij, kishte lexuar se si të shmangej nga sulmi i ariut, dhe Andi dëgjoi këshillat nga ajo.

Ata kishin qenë duke ecur nëpër malet e Rumanisë kur e panë ariun bashkë me të dy të vegjlit e saj.

“Isha në gjendje shoku kështu që nuk mbaj mend dhimbjen”, tha Andi.

Një helikopter e çoi në spital ku mjekët duhet të vendosnin shufra në këmbën e tij e cila u shqye në tri vende.

Dyshja tha se ndjehen me fat që janë gjallë.

“E ngrita këmbën drejt ti, ai më tërhoqi dhe më hodhi. Po bërtisja për ndihmë por nuk ishte askush. Por pasi Lara më tha ta godisja në fytyrë, ai u largua”, tha Andi.

Të ngjashme