Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë në Elbasan u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 27 janarit.
Ajo tha se protesta nuk është për të sjell Europën në Shqipëri, por ta bëjmë Shqipërinë Europë.
LSI tha ajo është forcë politike që ka vendosur fatet e Shqipërisë.
“Pa përkrahjen, pa vendosmërinë, pa entuziazmin, shpirtin e përkrahjen e njerëzve për të cilat sot jemi një parti parlamentare e fuqishme, një realitet politik, ka qenë një forcë politike që ka vendosur fatet e Shqipërisë dhe forcë stabilizuese, që ka krijuar stabilitet politik, ekonomik dhe në sigurinë kombëtare. Kjo forcë politike sot kërkon po përsëri përkrahjen tuaj për të zgjuar shqiptarët nga gjumi i frikshëm i harresës në të cilën i ka përfshirë”, vijoi ajo.