Konfirmohen 270 raste të reja me koronavirus si dhe 7 viktima gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Kështu njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 270 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.