274 raste të reja me Coronavirus në Zvicër

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti Zviceran i Shëndetësisë (BAG) ka raportuar se në 24 orët e fundit 274 persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirusin e ri.

Është një rritje e numrit të rasteve, pasi vetëm një ditë më parë ishin raportuar 187 raste.

Po ashtu është njoftuar se 12 pacientë është dashur të shtrihen në spital në 24 orët e fundit shkaku i koronavirusit, ndërsa ka vdekur edhe një pacient si pasojë e COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë bërë 7560 teste.

Në total në Zvicër 37.169 persona janë infektuar me koronavirusin e ri, 1714 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme