28 të vdekur pas përleshjes në burgun e Acapulcos

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 09:27 | Nga

28 të burgosur kanë mbetur të vdekur pas një përleshje mes bandave rivale në burgun Las Cruces në qytetin e Acapulco të Meksikës.

Viktimat u therën dhe u rrahën deri në vdekje derisa guvernatori ka urdhëruar hetim të rastit.
“Incidenti u shkaktua nga një grindje e përhershme midis grupeve rivale brenda burgut”, kanë thënë zyrtarët e sigurisë.

Trupat e viktimave u zbuluan në të gjithë njësinë e burgut, përfshirë edhe pjesën e kuzhinës dhe zonën e vizitave.

Sipas zyrtarëve të sigurisë nuk kishte shenja se janë përdorur armët derisa siaps tyre, hetimi gjithashtu do të përqëndrohet në stafin e burgut.

Acapulco është qyteti më i madh në Guerrero, një nga zonat më të dhunshme të Meksikës dhe një qendër madhe për prodhimin e drogës.

Ky qytet dikur ishte një nga vendet më të njohura turistike të Meksikës, por që së fundmi ka pasur rritje të dhunës ndërsa bandat kriminale luftojnë për kontroll mbi aktivitetet e paligjshme.

Tani konsiderohet si një nga qytetet më vdekjeprurëse të Meksikës. Nga dhjetori i vitit 2006 deri në maj të këtij viti, ka pasur 188,567 vrasje, sipas të dhënave të Qeverisë.

28 të burgosur kanë mbetur të vdekur pas një përleshje mes bandave rivale në burgun Las Cruces në qytetin e Acapulco të Meksikës. Viktimat u therën dhe u rrahën deri në vdekje derisa guvernatori ka urdhëruar hetim të rastit.

“Incidenti u shkaktua nga një grindje e përhershme midis grupeve rivale brenda burgut”, kanë thënë zyrtarët e sigurisë. Trupat e viktimave u zbuluan në të gjithë njësinë e burgut, përfshirë edhe pjesën e kuzhinës dhe zonën e vizitave.

Sipas zyrtarëve të sigurisë nuk kishte shenja se janë përdorur armët derisa siaps tyre, hetimi gjithashtu do të përqëndrohet në stafin e burgut.

Acapulco është qyteti më i madh në Guerrero, një nga zonat më të dhunshme të Meksikës dhe një qendër madhe për prodhimin e drogës.

Ky qytet dikur ishte një nga vendet më të njohura turistike të Meksikës, por që së fundmi ka pasur rritje të dhunës ndërsa bandat kriminale luftojnë për kontroll mbi aktivitetet e paligjshme. Tani konsiderohet si një nga qytetet më vdekjeprurëse të Meksikës.

Nga dhjetori i vitit 2006 deri në maj të këtij viti, ka pasur 188,567 vrasje, sipas të dhënave të Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme