16 të vrarë nga përleshjet mes bandave të drogës në Meksikë

Prishtinë | 06 Shk 2022 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Lufta e autoriteteve të Meksikës kundër bandave të trafikut të drogës vazhdon. Autoritetet në Sakatekas thonë se 16 persona janë vrarë në një përleshje bandash. Sipas prokurorit të shtetit Francisco Mourillo, dhjetë trupa u gjetën të mbështjellë me batanije në rrugët e komunës së Fresnios dhe gjashtë të tjerë u gjetën të varur në një magazinë në komunitetin e afërt të Panfilo Natera.

Dy persona u arrestuan një ditë më parë, shtoi prokurori, duke theksuar se të gjitha vrasjet ndoshta ishin të lidhura. Muajin e kaluar, autoritetet gjetën 10 kufoma në një automjet në qendrën historike të kryeqytetit të shtetit Sakateka, shumë pranë nga selia e qeverisjes vendore.

Vrasjet janë rritur në shtet, sipas shifrave zyrtare: 1050 janë kryer në vitin 2021, rreth 200 më shumë se në 2020. g.v/abcnews.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme