Aktorja e njohur Angelina Jolie i është bashkuar një tjetër nisme kohët e fundit dhe ajo është për mbrojtjen e bletëve.
Në Ditën Botërore të Bletëve, 45-vjeçarja realizoi dhe një set fotosh të frikshme me bletë që kishin mbushur trupin e saj.
“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Qëndrova për 3 ditë pa bërë dush pasi ekspertët më thanë se bletët nuk do të më afroheshin nëse do të ndjenin aromën e shampove apo parfumeve të mia”, tregon Jolie.