Me siguri ju ka ndodhur që të përballeni me një irritim nga pickimi ose me enjtje. Për të evituar të tilla probleme ka disa zgjidhje të vogla në kushte shtëpie.
– Apliko akull në zonën e prekur pasi do të qetësojë skuqjen dhe dhimbjen për pak kohë.
– Apliko sodë buke të tretur në ujë në zonën e infektuar për të lehtësuar dhimbjen.
– Përdor pambuk me alkool për dezifektim.
Ndërsa në rastet kur keni alergji nga pickimi i mushkonjave duhet patjetër të pini ilaçe kundër alergjisë.