Policia organizon sesion informues për pasojat e radikalizmit dhe mundësia e parandalimit dhe ri-socializimi i të të kthyerve

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, bazuar në strategjinë e Policimit në Bashkësi dhe Strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm si dhe planet vjetore të punës së PK-se, sot më 28 Tetor 2019, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosove, ka organizuar një sesion informues me studentët e këtij Universiteti ku prezent ishin rreth 75 pjesëmarrës, profesor dhe studentë, transmeton Ekonomia Online.

Me këtë rast, lidhur me pasojat e radikalizmit dhe mundësia e parandalimit dhe ri-socializimi i të të kthyerve, para të pranishmëve prezantuan: Kolonel Gazmend Hoxha, Drejtor i Divizionit për Siguri Publike në Kuadër të Policisë së Kosovës, si dhe Shkelzen Marevci prezantues dhe zyrtar i Komunës së Ferizajt,

Interesimi për këtë ligjëratë ishte mjaft i madhë duke marr parasyshë edhe pyetjet e parashtruara dhe debatet pas prezantimit të panelistëve.

Të ngjashme