Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2027, duke vënë në pikëpyetje shumën e ndarë për projektin e Unazës së Jashtme të Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka bërë të ditur se për këtë projekt janë paraparë vetëm një milion euro për tërë vitin 2027.
“A e dini sa buxhet kishin ndarë për ”Unazën e Jashtme të Prishtinës”? Një milion Euro për komplet vitin 2027”, ka shkruar ajo.
Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti për planifikimin e investimeve kapitale në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
“Po besoj, ky është shembulli më i mirë me tregu çfarë investimesh të mëdha kapitale ka projektu Kurti për 2027”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.