“Nale dorën me nipa e mbesa”, Musliu-Shoshi kritikon punësimet në ministrinë e Glauk Konjufcës

Prishtinë | 03 Nën 2026 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar punësimet e bëra në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që konsistojnë të jenë të afërm të politikanëve të ndryshëm.

Duke i thënë “ndale dorën me nipa e mbesa” ministrit Glauk Konjufca, Musliu-Shoshi ka publikuar raportimet mediale që shtjellojnë lidhjet familjare të të punësuarve, me figura të ndryshme të jetës politike.

“Emërimet në diplomaci duhet të bazohen në meritë, profesionalizëm dhe kritere ligjore, jo në lidhje familjare me zyrtarët e pushtetit” shkroi ajo.

Ky është postimi i plotë i saj:

Glauk, nale dorën me nipa e mbesa!

Ambasadat e Kosovës nuk janë vende për rehati familjare e partiake!

Emërimet në diplomaci duhet të bazohen në meritë, profesionalizëm dhe kritere ligjore, jo në lidhje familjare me zyrtarët e pushtetit.

Diplomacia duhet t’u shërbejë interesave të shtetit, jo interesave familjare e partiake!

Të ngjashme