Në klinikën infektive janë të shtrirë 9 pacient me Coronavirus ku 5 janë në gjendje stabile, 1 pacient me oksigjenoterapi dhe 3 të tjerë në repartin e Mjekimit Intesiv.
Njoftimi i plotë:
RAPORT NGA KLINIKA INFEKTIVE
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 22. 05.2020, janë të hospitalizuar 11 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 9 pacientë.
Nga 9 pacientët e infektuar me Covid 19:
• 5 pacientë janë në gjendje stabile;
• 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me
oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si
• 3 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë
në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast
është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).
Klinika është në pritje të rezultateve për 2 pacientë.
(Raporti: Klinika Infektive, Autor: Dr. Sadije Namani)