Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij qyteti duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit N. S për dhunë në.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.01.2020, rreth orës 08:00 minuta, tek zyrat e Kompanisë “AR Katana” ShPK në Gjilan me dashje dhe me qëllim të ushtrimit të pushtetit dhe kontrollit, cenimit të dinjitetit tek bashkëshortja tani e dëmtuara F. B. ka shkaktuar dhunë në familje, përmes dhunës psikologjike”.
“I pandehuri të njëjtën ditë ka pasur një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Gjilan, për shkak të një vepre të mëhershme penale dhunë në familje, me ç’rast është dashur intervenimi i zyrtarëve policorë, pasi që nuk i është përgjigjur ftesës së Gjykatës”.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.