30 fermerë ferizajas bëhen me fidane të arrës

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 09:09 | Nga

Drejtoria Komunale për Bujqësi në Ferizaj, ka bërë shpërndarjen e fidanës së arrës për fermerët ferizajas.

Drejtori i kësaj drejtorie Burim Bajrami është shprehur se shpërndarja e këtyre fidaneve po bëhet në bazë të planifikimi që janë bërë për parë për ndarjen e mbi 15 hektarëve me fidanë të arrës si dhe me sistem të ujitjes.

“Përfitues janë 30 fermerë, secili përfitues fiton nga 50 ari fidanë te arrës dhe sistemin komplet të ujitjes. Arrat janë shumë produktive dhe jetëgjata dhe fitimi është relativisht i mirë, ka jetëgjatësi dhe përfitimi ekonomik ka qenë një ndër arsyet kryesore të këtij projekti”, ka thënë drejtori Bajrami.

Ndërsa fermeri nga fshati Mirosalë Zenun Xhaferri është shprehur tejet falënderues ndaj komunës së Ferizaj, për subvencionimin me fidanë të arrës dhe sistem të ujitjes.

“Është një projekt shumë i qëlluar meqenëse bujqit kanë nevojë edhe për këtë kulturë. Fidanet ishin të shkëlqyeshme dhe shumë të shëndosha. Arra është shumë e kërkuar në tregun vendor por edhe ndërkombëtarë, sepse arra është një fryt që po përdore në të gjitha ushqimet”, Zenun Xhaferri nga fshati Mirosalë.

U tha se në të ardhmen do të bëhet furnizimi me dredhëzën industriale për fermerët ferizajas.

Image may contain: outdoorImage may contain: people standing and skyImage may contain: 1 person, standing and outdoorImage may contain: 4 people, people smiling, people standing, sky and outdoorNo automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme