30 universitete nga Evropa prezantohen në Kosovë, Beqaj kërkon më shumë këmbime të studentëve

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 11:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka nisur Java Ndërkombëtare për Kosovën me aktivitete të cilat qëllim kanë rrjetëzimin përmes së cilit pjesëmarrësit e 30 universiteteve partnere nga Evropa paraqesin institucionet e tyre, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ofroi mbështetjen e Qeverisë në këmbimin e përvojave përmes programit Erasmus+. Ai më tej ka shtuar se nuk mund të krijohet shoqëri moderne pa edukim modern.

“Ky event është shumë i rëndësishëm për ne jo vetëm në kontekstin e edukimit, por përtej edukimit. Në dhjetë vitet e fundit kemi përmirësuar ekonominë e vendit dhe aspekte tjera, ashtu që në vitin 2019 kemi krijuar një shoqëri moderne”.

“Nuk mund të krijosh shoqëri moderne pa edukim modern. Në vitet e fundit kemi ndërmarrë shumë reforma. Kemi bërë në sistemin e arsimit të lartë dhe kemi rritë numrin e studentëve”.

“Erasmus+ ka luajtur një rol kyç në këtë proces të arsimit të lartë. Ne jemi të vetëdijshëm që për arsimin e lartë diversiteti është shumë i rëndësishëm në kontekst të instituteve. Kjo ngjarje është e rëndësishme meqë vendi jonë në 2019 nga shtetndërtimi po lëviz në ndërtimi i një shoqërie moderne”.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, ka inkurajuar që të ketë edhe më shumë këmbime të studentëve përmes programit Erasmus+.

“Ne do ta fillojmë një program në nivel republike për fushën e teknologjisë informative. Një takim me profesorë e studentë që të shohim se ku jemi në këtë fushë si Kosovë. Është një mundësi e mirë për të gjithë ata që kanë mundësi të shohin kultura dhe pikëpamje të ndryshme. Po jetojnë në një botë ku ndryshimet po ndodhin shpejt”.

Beqaj shtoi se po krijojnë infrastrukturë fizike, legale dhe ligjore për inovacion dhe ndërmarrësi.

“Kemi këtu një gjeneratë të re që po ecë shumë më shpejt se institucionet që po përpiqen që t’i mbështesin ata. Nuk po zgjedhim që të jemi apo të mos jemi pjesë e botës globale, por duhet të përgatisim veten. Ajo që po bëjmë ne si ministri është të krijojmë infrastrukturë fizike, legale dhe ligjore për inovacion dhe ndërmarrësi”.

“Po financojmë Strat Up të ndryshme, po krijojmë qendër për zhvillim dhe besojmë se zhvillimi ekonomik do t’i sjellë zhvillim universiteteve. Po planifikojmë pra siç e përmenda, të fillojmë një debat publik si t’i trajnojmë njerëzi që t’i përshtaten zhvillimeve teknologjike”.

Drejtori i kolegjit Alejtin Berisha, tha se Erasmus+, ofron mundësi të mira për zhvillimin e një vendi dhe për këmbimin e kulturave mes njerëzve.

“Nuk ka mënyrë me të mirë se të shpenzosh kohën në një universitet jashtë vendit, të bësh shoqëri të re sepse në fund është shoqëria që do jetë me ne përgjithmonë dhe këtë e ofron programi Erasmus+”.

“Studimi është gjë e rëndësishme por jo domosdoshmërish duhet të bëhet në universitete. Me programin Erasmus për vite, miliona studentë në Evropë kanë pasur mundësi jo vetëm të zhvillojnë njohuritë por edhe të shkëmbejnë kultura”.

Aktivitetet e kësaj ngjarjeje  e cila mbahet për herë të parë në Kosovë, kanë filluar sot dhe zgjasin deri më 9 maj, në kampusin e ri të kolegjit Universum, raporton EO.

Java Ndërkombëtare për stafin e universiteteve nga Evropa, në kuadër të programit për arsim Erasmus+, financohet nga Komisioni Evropian.

Këto janë disa nga Universitetet Partnere që do të marrin pjesë në Panairin e Studimeve: University of Bradford, University of Marburg, Ludwigshafen University, Mykolas Romeris University, Savonia AMK – Savonia University of Applied Sciences, Powiślańska Szkoła Wyższa, Czech Technical University in Prague, Kajaani University of Applied Sciences,Nova University, Ondokuzmayıs Üniversitesi, University of New York in Tirana, European University-Republic of Macedonia.

Image may contain: 20 people



Image may contain: 1 person, screen


Image may contain: 1 person, standing
Image may contain: 1 person
Image may contain: 2 people
Image may contain: 5 people, people standing and indoor

Të ngjashme