Një grup paqeruajtës britanikë raportohet se janë zhvendosur në Kosovë si pjesë e misionit të NATO-së.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori kosovar në Britani Lirim Graiçevci, i cili tha se një gjë e tillë po bëhet si shenjë e përkushtimit britanik për stabilitetin në vend dhe rajon.
”Një tog me paqeruajtës britanikë janë dislokuar në Kosovë si pjesë e misionit të NATO-s. Kjo është edhe një shenjë e përkushtimit britanik për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit”, është shprehur Ambasadori Greiçevci në facebook, njofton Klan Kosova.
Ekipi nga Mbretëria e Bashkuar, përbëhet nga 30 trupa ushtarake teksa roli i tyre specifik do të jetë mbështetja e KFOR-it në inteligjencë, mbikëqyrje dhe operacione gjurmuese.