Zyra e BE-së dhe Këshilli Britanik organizuan ngjarjen e inicimit të Rrethit të II-të të projektit Skema e BE-së për Profesionistët e Rinj të Ballkanit Perëndimor, raporton Ekonomia Online.
Projekti për Profesionistët e Rinjtë të Ballkanit Perëndimor po realizohet për të dytën herë pasi efikasitetit të treguar në trajnimin e të rinjve në administratë publike.
Arjeta Emra, drejtoreshë e British Council, tha se në këtë vit kanë aplikuar 300 studentë .
“Ky është viti i dytë që Këshilli Britanik implementon këtë projekt, ne kemi përfaqësuesin e studentëve ku kemi bërë përzgjedhjen e disa studentëve. Ka pas interesim të madh të aplikimit për këtë vit. 300 aplikacione kanë qenë nga Ballkani Perëndimor që është implementuar nga 6 vende të Ballkanit. Janë përzgjedh 30 nëpunës civilë 5 nga secili shtet.
“Dy trajnimet do të ofrojnë mundësi për nëpunësit civilë të Ballkanit ku do të shkëmbejnë përvoja dhe të përmirësojnë agjendën e Ballkanit Perëndimor. Programi i trajnimit do zhvillohet në dhjetor dhe janar ku nëpunësit civilë do vendosen në administratën e një vendi tjetër të Ballkanit Perëndimor për të shkëmbyer përvoja”, tha Emra.
Demush Shasha, sekretar gjeneral i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, e vlerësoi këtë projekt si përparësi për zhvillimin e nëpunësve civil në fushën e administrimit publik.
“Ky është një nga projektet që kontribuon në këtë qasje për të mbështetur administratën publike në kuadër të procesit të integrimit. Në Komisionin Evropian reforma e administratës publike është një nga shtyllat kyçe për më përparu në proces të integrimit. Ne kemi shumë aktivitete siç janë ndryshimi i ligjeve, ndryshimi i strategjive, por rëndësia e këtij projekti është se reforma vjen prej njerëzve tek secili shërbyes civil, puna e tij/saj që e bënë gjatë 8 orëve punë.
“Për të mbështetur këtë kemi disa instrumente, rëndësia e tij është e madhe, kemi të bëjmë me pesë zyrtarë publikë që janë të kualifikim në pozita të rëndësishme në administratë që kanë bërë një përvojë fillestare në administratë publike, dhe do specializohen në fusha të politik-bërjes, pas trajnimit mund të kthehen në Kosovë nga njohuritë që i kanë”, tha Shasha.
Ricardo Seri, nga zyra e BE-së, theksoi se realizimi i këtij projekti dërgon në krijimin e një administrate më të mirë dhe efikase.
“Ky projekt dërgon në krijimin e një administrate më të mirë dhe efikase. Është më rëndësi që të ju jepet mundësia të takoheni me kolegët tuaj jo vetëm në Kosovë, por që përfshin 6 vendet e Ballkanit dhe me pa si funksionojnë edhe administratat e vendeve tjera”
“Kemi pas përpjekje me pa sa funksionon ky projekt dhe ka pasur rezultate, deshëm që ta kemi prapë këtë projekt, jemi duke investuar edhe në resurset njerëzore veçanërisht për të rinjtë. Janë më rëndësi edhe iniciativat që përpiqemi ti marrim , siç është procesi i Berlinit që synon të ndërlidh vendet që të përgatiten për BE-në, kjo është ambicia që dëshironi ta arrini të gjithë”, tha Seri.